2020 nisi me një tragjedi në Gjermani. Kopshti zoologjik i Krefeld, u përfshi nga një zjarr i fuqishëm menjëherë pas mesnatës duke shkaktuar djegien e të paktën 30 kafshëve.
Mes atyre që nuk mundën të mbijetonin ishin gorilla, shimpaze, orangutangë dhe zogj të ndryshëm. Policia gjermane ka nisur një hetim për të zbardhur shkaqet. Autoritetet dyshojnë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga disa fishekzjarre artizanale që janë lëshuar në qiell me rastin e Vitit të Ri dhe që kanë përfunduar brenda kopshtit zoologjik. (A2 Televizion)