Tragjedia me emigrantët në Kalabri, mbi 62 viktima, Von Der leyen: Reforma urgjente për azilin

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2023, 17:24 | Bota
Tragjedia me emigrantët në Kalabri, mbi 62 viktima, Von Der leyen:

Nevojiten reforma urgjente për azilin në BE . Është ky mesazhi i presidentes së Komisionit Europian pas tragjedisë së fundit të shënuar në ujërat e Kalabrisë në Italinë jugore, ku u mbytën rreth 60 emigrantë.

Von Der Leyen shkroi në Twitter se humbjet e jetëve të shënuara të dielën, ishin një tragjedi që e kishte hidhëruar thellësisht.

“Jam thellësisht e hidhëruar nga ngjarja e ndodhur në bregdetin e Kalabrisë. Vdekja e emigrantëve të pafajshëm është një tragjedi. Të gjithë sa bashku duhet të dyfishojmë përpjekjet tonë mbi Paktin për Emigracionin dhe Azilin dhe Planin e Aksionit në Mesdheun Qendror”, tha Von Der Leyen.

Edhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, shprehu “pikëllim të thellë” për mbytjen e varkës dhe u zotua se do t’i japë fund emigracionit të paligjshëm, si mënyrë për të parandaluar më shumë tragjedi.

Pamje rrëqethëse erdhën të dielën kur dhjetëra trupa, të atyre që kishin ndërmarrë udhëtimin e rrezikshëm për një jetë më të mirë në Europë, mbushën plazhin turistik të Steccato di Cutro në Kalabri.

Mes viktimave kishte shumë gra, 12 fëmijë e madje edhe një foshnje e sapolindur. 62 trupa janë gjetur deri më tani, ndërsa 80 thuhet të jenë shpëtuar. Një shtetas turke që është mes të mbijetuarve u arrestua për akuza të trafikimit të qenieve njerëzor.

“Është një ditë zie për Kalabrinë; është betejë që ndeshet me një indiferencë të përgjithshme. Ne jemi një rajon që i mirëpret njerëz, vitin e kaluar pritëm 18 mijë emigrantë, por ne nuk mund të braktisemi nga Europa. Kjo lloj tragjedie duhet të ishte shmangur”, tha Roberto Occhiuto, guvernator i rajonit të Kalabrisë.

Autoritetet druhen se bilanci mund të arrijnë në 100 viktima. Varka e cila besohet se mbante 200 persona, u nda në mes teksa përpiqej të zbarkonte pranë Crotones, në Kalabri. Në bord gjendeshin emigrantë nga Afganistani, Pakistani, Somalia dhe Irani.

Duke folur nga Gjeneva, ditën e hënë, Sekretari i Përgjithshëm, Antonio Guterres u këkroi vendeve të bëjnë më shumë për të ndihmuar refugjatët, për itinerare më të sigurta dhe forcimin e operacioneve të shpëtimit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos