Tragjedia në Atlantik, orët e fundit të pasagjerëve të nëndetëses Titan

Nga A2 CNN
3 Korrik 2023, 12:36 | Bota

“Pasagjerët e nëndetëses Titan me shumë mundësi i kaluan momentet e fundit të jetës së tyre në errësirë të plotë duke dëgjuar muzikën e tyre të preferuar.” Kjo sipas, Christine, bashkëshortes së biznesmetit nga Pakistani, Shahzada Dawood.

Ajo tregoi për New York Times sesi pasioni i familjes së saj për rrënojat e Titanikut i çoi drejt vendimit për të ndërmarrë udhëtimin që përfundoi në tragjedi.

Interesi i tyre rreth anijes ikonike nisi pas vizitës që bënë në një ekspeditë të Titanikut në vitin 2012 dhe më pas u nxitën akoma më shumë pas një udhëtimi në Greenland, në vitin 2019. Aty ata mbetën pa fjalë nga mënyra sesi akullnajat ktheheshin në ajsbergë.

Christine tregoi për NYT se familja e saj pa një reklamë të OceanGate që ofronte udhëtim në mbetjet e Titanikut dhe aty nisi gjithçka.

Ishte Christine ajo që supozohej të ishte në bordin e Titanit ditën e nisjes, por ajo hoqi dorë për t’ia lënë vendin djalit të saj 19-vjeçar, i cili humbi jetën bashkë me të atin në udhëtimin fatkeq.

Edhe pse bileta për në rrënojat e Titanikut ishte e kripur, kushtet në anijen Polar Prince e cila transportonte Titanin në vendin e zhytjes ishin shumë larg luksit.

Pasagjerët flinin në dhoma të ngushta me krevate marinari, hanin vakte të përbashkëta dhe merrnin pjesë në takime të dyfishta nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 19:00 të pasdites. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/26/titan-flet-gruaja-qe-humbi-djalin-dhe-bashkeshortin-ne-vendin-e-tim-biri-duhej-te-isha-une/

A2 CNN Livestream

Latest Videos