Tragjedia në Lesbos, mbytet pranë bregut fëmija sirian

Nga A2 CNN
2 Mars 2020, 16:20 | Bota
Tragjedia në Lesbos, mbytet pranë bregut fëmija sirian

Një fëmijë humbi jetën pasi një gomone me emigrantë u mbyt pranë ishullit grek të Lesbosit, duke u bërë viktima e parë e raportuar që kur Turqia njoftoi se do të hapte kufijtë me Evropën.

Autoritet greke bënë më dije se gomonia, me rreth 48 persona në bord, ishte përmbysur, ndërsa po i afrohej bregut, një taktikë që përdoret nga trafikantët për të detyruar shpëtimin e emigrantëve.

46 vetë shpëtuan, ndërsa 2 fëmijë u dërguan pa ndjenja në spital, një prej tyre humbi jetën më vonë.

Ndërkaq, një video që po bën xhiron e rrjetit tregon rojën bregdetare greke teksa shtyn me forcë një gomone në brigjet turke dhe qëllon me armë drejt ujit për të detyruar sprapsjen e emigrantëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos