Tragjike në Fieir, 10-vjeçari vret vëllanë me thikë duke pastruar peshk

Nga A2 CNN
24 Tetor 2018, 09:23 | Kronikë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në fshatin Baltëz të Fierit. Mësohet se një grindje mes dy vëllezërve të vegjël është mbyllur tragjikisht, me humbjen e jetës së një 13-vjeçari.

Policia ka bërë të ditur se 10-vjeçari, K. Veizi ka goditur me thikë vëllanë e tij 3 vite më të marr, Gj. Veizi, i cili u dërgua me urgjencë në spitalin e Fierit, por fatkeqësisht, si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë.

A2 mëson ka mësuar nga dëshmia e familjarëve në polici se dy vëllezërit e mitur ishin konfliktuar me njëri-tjetrin në ambientet e shtëpisë duke qëruar peshk dhe në sherr e sipër 10-vjeçari K.Veizi, ka marrë një thikë dhe ka goditur me të vëllain e tij, duke i marrë edhe jetën tragjikisht.

Xhaxhai i vëllezërve është shprehur se prindërit e tyre në ishin në shtëpi në momentin e ngjarjes së tmerrshme. “Po qëronin peshk kur u grindën, prindërit ishin në punë kur e morën vesh”, tha Isa Veizi, xhaxhai i dy fëmijëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos