
Presidenti i Serbisë, Alekandar Vuçiç, është takuar me përfaqësuesit e komunitetit serb në Kosovë, në pallatin presidencial. Në takim janë ftuar pjesëtarët e Listës Serbe, qytetarë serbë, drejtorë të spitaleve si dhe kryetarët e komunave me shumicë serbe.
Më vonë, presidenti serb pritet t’i drejtohet popullit me një fjalim, ku do të komentoje takimin e zhvilluar në Bruksel me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian nuk prodhuan marrëveshje por zyrtarët e BE njoftuan se dialogu do të vazhdoje. Vuçiç nuk dha deklaratë pas takimit ne Bruskel, por tha se do të sqaronte gjithçka në fjalimin që mbahet të dielën. (A2 Televizion)