
“Nuk kemi asnjë plan special anti-Ronaldo”. Kështu u shpreh trajneri i Belgjikë përpara ndeshjes me Portugalinë, Roberto Martínez. “E dimë që është një prej më të mirëve në botë, shfrytëzon hapësirat dhe është kërcënim zone. Por, Portugalia ka edhe 10 futbollistë të tjerë me shumë cilësi. Ne jemi besimplotë”, ka thënë Roberto Martinez në konferencën për shtyp para ndeshjes Belgjikë-Portugali.
Ndërsa Fernando Santos mendon se Portugalia mund ta mund Belgjikën. “Është një finale. Duhet fituar, jo duhet luajtur. Unë besoj, shpresoj, por jam edhe i bindur se do të jemi ne më të mirët”, ka thënë numri një i stolit portugez, i cili do të vendos vetëm përpara ndeshjes se cila do të jetë 11-shja titullare. (A2 Televizion)