Vjen hakmarrja shqiptare në Wembley për Arnautoviç

Nga A2 CNN
26 Qershor 2021, 22:03 | Futboll

Sulmuesi i Austrisë, Arnautoviç zuri faqet e para të gazetave sportive, për fyerjen që i bëri lojtarit të Maqedonisë së Veriut, Alijovski në ndeshjen e parë të Euro 2020.

Për këtë “shkelje” UEFA vendosi atë ta pezullonte me një ndeshje. Ai kërkoi falje për fyerjen, por duket se kjo gjë nuk përfundon këtu.

Në ndeshjen e 1/8 që Austria u përballë me Italinë ka ardhur dhe “hakmarrja” shqiptare nga shkallët e Wembley. Në stadium u shfaq një tifoz shqiptar me një banderolë ku shkruhej “Arnautoviç të fala mamit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos