Trajtimi brutal i bagazheve të pasagjerëve në aeroport, videoja bën xhiron e botës

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2022, 08:51 | Bota

Dy punonjës aeroporti, të cilët janë xhiruar duke trajtuar pa kurrfarë kujdesi bagazhet e pasagjerëve, janë pushuar nga puna pasi videoja u bë virale.

Dyshja shihet duke hedhur dhe përplasur bagazhet në shiritin transportues, ndërkohë që qeshin me njëri-tjetrin. Njëri prej punonjësve madje e ngre sipër kokës një nga bagazhet dhe e përplas më pas në tokë.

Ngjarja ka ndodhur në Aeroportin e Melburnit.

Pamjet u publikuan për herë të parë të premten në TikTok, dhe u bënë menjëherë virale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos