
Universiteti i Mjekësisë ka përmbyllur procesin e konkurrimit në programet e specializimit afatgjatë. Për 319 kuotat e lira ka pasur rreth 250 aplikantë, kryesisht në drejtimit e kardiologjisë, kirurgjisë dhe okulistika. Eksodi i mjekëve drejt vendeve europiane dhe kryesisht Gjermanisë ka bërë ndërkohë që Universiteti i Mjekësisë të rrisë kuotat e pranimit.
Rreth 250 studentë që kanë përfunduar mjekësinë e përgjithshëm kanë aplikuar për të konkurruar në programet e specializimit afatgjatë. Ndonëse pandemia Covid-19 diktoi si kurrë më parë nevojën për mjekë infektolog, studentët kanë preferuar që formimin e mëtejshëm profesional ta kenë kryesisht në kardiologji apo kirurgji.
Eksodi i mjekëve drejt vendeve europiane dhe kryesisht Gjermanisë ka bërë ndërkohë që Universiteti i Mjekësisë të rrisë kuotat e pranimit.
Për të ndalur ketë eksod, çdo mjek i ri që përfundon specializimin dhe ka kontratë me Ministrinë e Shëndetësisë e ka detyrim që të punojë për tre vite atje ku e përcaktojnë strukturat shëndetësore, në të kundërt ka masa financiare për kthimin e pagesës prej 2 milionë lekësh, dhe ndalohet për 5 vite të punojë në institucione shëndetësore publike. (A2 Televizion)