Transportonin emigrantë ilegalë, arrestohen dy persona në aksin Pogradec - Bilisht

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2019, 11:30 | Kronikë
Transportonin emigrantë ilegalë, arrestohen dy persona në aksin

I kishin premtuar emigrantëve kalimin në vendet e BE-së, kundrejt një pagese 500 euro për person, por u kapën teksa transportonin 15 shtetas të huaj.

Dy shtetas shqiptarë 19-vjeçari M.M dhe 45-vjeçari P.Gj banues në Kamëz dhe Tiranë  u arrestuan në flagrancë nga forcat e rendit teksa transportonin emigrantët në aksin Bilisht-Pogradec.

Transporti po ndodhte me dy makina, ku emigrantët ishin shtypur njëri me tjetrin, në pritje të destinacionit të premtuar.  

Njëri prej transportuesve u gjend gjithashtu në gjendje të dehur.

Ndërkohë që nuk bëhet e ditur prejardhja e emigrantëve, të dy shtetasit janë ngarkuar me veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos