
Dy të rinj nga Kruja janë arrestuar në flagrancë teksa po tentonin t’i shmangeshin kontrolleve të forcave të rendit, pasi ishin duke transportuar disa klandestinë.
Kontrolli ndodhi në zonën e njohur si ura e Drinit të Zi, ndaj një mjeti tip Audi i drejtuar nga 28-vjeçari K.C. Personi ka tentuar t’i shmangej postbllokut, duke u larguar me shpejtësi dhe më pas duke braktisur mjetin ku ndodheshin ende klandestinët e tmerruar.
Personi kishte hipur ndërkohë në një mjet tjetër tip Benz, i drejtuar nga një bashkëpunëtor i tij, dhe po kthehej drejt Tiranës, por forcat Shqiponja arritën të ndalojnë mjetin, duke vënë në pranga dy të rinjtë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. (A2 Televizion)