
Një 23-vjeçar është vënë në pranga, ndërsa transportonte emigrantë të paligjshëm.
Sikurse njofton policia, i riu me iniciale E.S. u kap në aksin rrugor Fushë Krujë- Lezhë, duke transportuar me mjetin tip "Volkswagen", 21 emigrantë të paligjshëm, nga Tirana në drejtim të Kukësit duke përfituar rreth 700 euro.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Krujë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. (A2 Televizion)