
Forcat e rendit kanë arrestuar në flagrancë një 46-vjeçar banues në Divjakë, pasi akuzohet si autori i një aksidenti rrugor me pasoja fatale për një të ri.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:15 në aksin rrugor Divjakë-Çermë, ku shtetasi A.SH., drejtonte një mjet tip “Benz” dhe është përplasur me një motoçikletë e drejtuar nga 27-vjeçari I.K, banues në Çermë, i cili ka ndërruar jetë nga plagët.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor". (A2 Televizion)