Masakra e Lushnjës, kalon për gjykim dosja në ngarkim e 3 personave

Nga A2 CNN
30 Tetor 2020, 14:20 | Kronikë
Masakra e Lushnjës, kalon për gjykim dosja në ngarkim e 3

Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim dosjen në ngarkim të Laert Haxhiut, Orges Bilbilit dhe Anterio Kaloshit. Ata akuzohen për ngjarjen e 11 tetorit 2016 në Lushnjë, të njohur si "masakra e Lushnjës", ku u vranë Zamir Latifi e Jurgen Hoxha dhe u plagos Marjus Xhepexhiun e Bujar Turkun.

Shënjestër e atentatit ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, ish-drejtuesit te bandës së Lushnjës.

Haxhiu, Bilbili dhe Kaloshi do të gjykohen për disa vepra penale, mes të cilave "vrasje në rrethana të tjera cilësuese" dhe "grup i strukturuar kriminal". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos