Udhëtimet turistike në BE, lejohen nga vendet e sigurta e për të vaksinuarit

Nga A2 CNN
20 Maj 2021, 10:52 | Bota
Udhëtimet turistike në BE, lejohen nga vendet e sigurta e për

Ambasadorët e Bashkimit Europian i kanë dhënë dritën jeshile propozimit të Komisionit, për rihapjen e koordinuar të kufijve për turistë nga vende të treta.

Sipas burimeve te BE, diplomatët në Bruksel ranë dakord që të lejohen udhëtime nga ato vende me incident më të ulët se 75 infektime për 100 mijë banorë.

Mbi bazë të këtij kriteri, pjese e listës me vende e sigurta që do të aprovohet këtë javë, duhet të jetë edhe Shqipëria e cila aktualisht ka një incidencë prej 9.3 rastesh për 100 mijë banorë. Por edhe shtetasit nga vende që nuk do të konsiderohen të sigurta do të mund të udhëtojnë nëse janë të vaksinuar plotesisht.

Mbi bazë të rekomandimit të Komisionit do të merren në konsideratë vetëm vaksinat e miratuara nga Agjencia Europiane e Barnave, Pfizer, Astra Zeneca, Moderna dhe Johnson and Johnson. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos