Anglia është dënuar që të luajë një ndeshje pa tifozë, pas skenave të dhunshme që u panë para dhe pas finales së “Euro 2020”, që Anglia e humbi ndaj Italisë.
Gjithashtu, Federata Angleze e Futbollit (FA) është gjobitur me 100 000 euro për kaosin e krijuar në 11 korrik.
Por, edhe pse ndeshja e radhës në shtëpi e Anglisë është kundër Shqipërisë, me shumë mundësi ndeshja që do të luhet pa tifozë do të jetë ajo e radhës në Ligën e Kombeve, në qershorin e vitit të ardhshëm, dhe jo e kualifikueseve të Botërorit.
Kështu, Anglia do të luajë pa tifozë ndaj Francës, Spanjës, Italisë apo Belgjikës. (A2 Televizion)