Rikthehet dhuna në futbollin shqiptar

Nga A2 CNN
18 Tetor 2021, 10:23 | Futboll
Rikthehet dhuna në futbollin shqiptar

Rikthehet dhuna në futbollin shqiptar, me fenomenin që mbetet mjaft i përhapur në kategoritë e ulëta.

Ngjarja më e fundit është regjistruar në ndeshjen ndërmjet Memaliajt dhe Albpetrol, e vlefshme për Grupin B të Kategorisë së Dytë.

Vendasit fituan 1-0, por skuadra nga Patosi akuzoi me pamje dhunën verbale dhe fizike të ushtruar në mbylljen e takimit. Kaosi në fushën e lojës u shoqërua me përplasje fizike, teksa klubi i Albpetrol akuzoi drejtuesit dhe lojtarët e Memaliajt për ngjarjen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos