Interesohet për Salah, Real Madrid përgatit supershkëmbimin

Nga A2 CNN
18 Tetor 2021, 16:40 | Futboll
Interesohet për Salah, Real Madrid përgatit supershkëmbimin

Mohamed Salah është një nga objektivat kryesorë të Real Madrid për merkaton e verës dhe, sipas “The Sun”, madrilenët kanë gati një plan për arritjen e qëllimit.

Real Madrid po mendoj që t’i ofrojë Liverpoolit Eden Hazard plus një shumë të ardhurash për të marrë sulmuesin egjiptian, i cili po kalon një formë shumë të mirë.

Salah nuk e ka rinovuar ende kontratën e tij që i përfundon në vitin 2023, ndërkohë që belgu Hazard nuk ka arritur të tregojë aftësitë e tij në kryeqytetin spanjoll, që kur u transferua nga Chelsea në vitin 2019.

Mohamed Salah kërkon rreth 30 milionë euro në sezon, shifër që Liverpool nuk është i gatshëm që ta paguajë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos