Demokratët bëjnë një tjetër hap në përpjekjen për të shkarkuar e ndjekur penalisht, presidentin amerikan, Donald Trump, më pak se 10 ditë para fundit të mandatit të tij. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve ndau me ligjvënësit planet për shkarkimin e tij, para nisjes së procesit të ”impeachment”. Dhoma e përfaqësuesve duhet të votojë mbi një rezolutë që i kërkon zv.presidentit Mike Pence të nxisë zbatimin e amendamentit të 25 të kushtetutës, për t’i hequr Trumpit kompetencat presidenciale. (A2 Televizion)
Trazirat në Kapitol, demokratët, rezolutë për shkarkimin e presidentit
