Kaos tek Franca pas eliminimit, nuk zihen lojtarët por prindërit e tyre

Nga A2 CNN
30 Qershor 2021, 00:17 | Futboll
Kaos tek Franca pas eliminimit, nuk zihen lojtarët por prindërit e

Eliminimi i Francës nga ana e Zvicrës ditën e djeshme ishte ndoshta surpriza më e madhe e kësaj faze të Europianit. Por ndërkohë që yje si Rabiot, Mbappe dhe Pogba ndodheshin të shokuar në fushën e blertë, familjet e tyre po fillonin të ziheshin në tribunë, përballë të gjithëve.

Sipas dëshmive e të pranishmëve, protagonistja e zënkës ishte pikërisht mamaja dhe njëkohësisht menaxherja e lojtarit të Juventusit, Adrien Rabiot. Ajo fillimisht u “vërsul” ndaj familjes Pogba pasi sipas saj ishte i dukshëm faji i lojtarit të Manchester United në aksionin e barazimit 3-3 të Zvicrës.    

Pas pritjes së portierit Sommer që eliminoi kampionët e botës, zonja Rabiot shënjestroi babanë dhe mamanë e Kylian Mbappe, duke akuzuar të birin për arrogancë në fushë përballë gazetarëve që nuk i besonin syve.

Me Deshamps tashmë i ikur, trajneri i ri do të duhet të ngrejë moralin tek futbollistët, por veçanërisht të qetësojë të afërmit e tyre. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/06/29/deshtimi-i-frances-deschamps-gati-te-paguaje-faturen-shfaqet-emri-i-zidane/

A2 CNN Livestream

Latest Videos