Plagosje me armë zjarri në Korçë

Nga A2 CNN
11 Maj 2021, 23:04 | Kronikë
Plagosje me armë zjarri në Korçë

Plagosje me armë zjarri në Korçë.

Sipas informacioneve paraprake nga policia mësohet se është plagosur me armë zjarri një 33-vjeçar i cili aktualisht ndodhet në spitalin rajonal të Korcës jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 11.05.2021, rreth orës 22:40, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi M. R., rreth 33 vjeç, banues në Korçë, që në rrethana ende të paqarta, dyshohet të jetë dëmtuar në fundshpinë, si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se shtetasi M. R., mund të jetë vetëplagosur.”njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos