Detaje të reja nga vrasja në Vlorë, në makinë ishin 3 persona

Nga A2 CNN
12 Maj 2021, 09:31 | Kronikë
Detaje të reja nga vrasja në Vlorë, në makinë ishin 3

Detaje të reja kanë dalë nga atentati në Vlorë i para dy ditëve, ku mbeti i vrarë Bledar Birçaj.

Në një video tjetër nga kamerat e sigurisë, shihet se në makinë bashkë me 38-vjeçarin nuk ishte vetëm një efektiv i policisë, por edhe një person tjetër, që shihet të dalë nga sedilja e pasme.

https://a2news.com/2021/05/10/video-momenti-i-ekzekutimit-te-bledar-bircajt/?utm_source=a2-related&utm_source=a2news&utm_campaign=general

Sipas burimeve të A2, ky person është një i ri 20-vjeçar.

Birçaj ndërroi jetë në spital pasi u qëllua me kallashnikov, ndërsa policia dyshon se ngjarja është një “larje hesapesh”, pasi Birçaj ishte me precedentë penalë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos