I dënuar në 2009 për shfrytëzim prostitucioni, kapet i kërkuari

Nga A2 CNN
10 Prill 2022, 14:12 | Kronikë
I dënuar në 2009 për shfrytëzim prostitucioni, kapet i

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 46 vjeçar i kërkuar nga drejtësia e vendit tonë për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit.

Falë shkëmbimit të informacionit me Drejtorinë e Policisë në Korçë, është kapur shtetasi Kristjan (Aurel) Spahi, 46 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Korçë, më datë 03.07.2009, e ka dënuar me 9 vjet burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur dhe 7 vjet e 8 muaj burgim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos