Trendi i rroba banjeve këtë verë është vetëm për vajzat “guximtare”

Nga A2 CNN
12 Qershor 2023, 11:47 | Lifestyle

Kjo do të jetë vera e rrobave të banjës sa më “mini”. Thjesht hidhini një sy llogarisë në Instagram të Kendall Jenner dhe do të kuptoni pse. Motrat Kardashian-Jenner nuk humbin mundësinë për të treguar sa më shumë pjesë të trupit të tyre, për pasojë edhe kësaj here ia kanë dalë të rikthejnë një trend të ri, asaj të rroba banjave me bikini sa më të vogla dhe duke zbuluar shumë lëkurë.

Megjithatë, duhet theksuar se ky trend është për guximtaret dhe ato që e duan trupin e tyre, me të gjitha defektet e nuk duan ta fshehin.

Dhe për këto vajza që tashmë janë adhurues të trendit të rrezikshëm do të jenë të lumtur të dëgjojnë se nuk mungojnë opsionet për të gjetur atë që u përshtatet këtë sezon. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos