
Kosova ka regjistruar tri raste të reja me koronavirus.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi se rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 1,091 mostrave. Në 24-orëshin e fundit u shëruan dy pacientë nga koronavirusi, ndërsa raste aktive mbeten 104.
Kosova, në total, ka regjistruar 107,906 raste pozitive. Prej tyre, 2,264 pacientë kanë vdekur dhe 105,538 janë shëruar. (A2 Televizion)