Dorëheqja e Lulzim Bashës i bashkon demokratët? Sipas ish-kryetarit të Partisë Demokratike, Tritan Shehu, i ftuar në “debat”, kjo është një pyetje që teknikisht nuk duhet bërë. Kush ka dhënë dorëheqjen? Ai që nga data 18 dhjetor është shkarkuar, dhe rrinte në një zyrë të uzurpuar? Basha është thjesht deputet i PD-së, dhe vetëm kaq. Ai ka të drejt normalisht të futet në një garë, ne kemi rregull në PD që për çdo post duhet të ketë një votim. Por ai e shndërroi selinë në një bunker si Kim Jong Un, dhe në mbledhjen e sotme më vjen mirë që Helidon Bushati ka propozuar që të zhbunkerizohet selia”. Edhe për mbledhjen e kryesisë, si dhe për postet brenda PD-së, ai ka diçka për të thënë. (A2 Televizion)
Tritan Shehu për Bashën: Shndërroi PD-në në selinë e Kim Jong Un, edhe Alibeaj po uzurpon postin
