Tritan Shehu për Bashën: Shndërroi PD-në në selinë e Kim Jong Un, edhe Alibeaj po uzurpon postin

Nga A2 CNN
23 Mars 2022, 21:15 | Politikë
Tritan Shehu për Bashën: Shndërroi PD-në në selinë

Dorëheqja e Lulzim Bashës i bashkon demokratët? Sipas ish-kryetarit të Partisë Demokratike, Tritan Shehu, i ftuar në “debat”, kjo është një pyetje që teknikisht nuk duhet bërë.

"Kush ka dhënë dorëheqjen? Ai që nga data 18 dhjetor është shkarkuar, dhe rrinte në një zyrë të uzurpuar? Basha është thjesht deputet i PD-së, dhe vetëm kaq. Ai ka të drejt normalisht të futet në një garë, ne kemi rregull në PD që për çdo post duhet të ketë një votim. Por ai e shndërroi selinë në një bunker si Kim Jong Un, dhe në mbledhjen e sotme më vjen mirë që Helidon Bushati  ka propozuar që të zhbunkerizohet selia", thotë ai.

Edhe për mbledhjen e kryesisë, si dhe për postet brenda PD-së, ai ka diçka për të thënë.  

“Nuk ka kryesi, është thjesht një grup njerëzish që kanë frikë të hapin bunkerin, një godine që u mor me dhunë por do të çlirohet shumë shpejt nga hekurat dhe do t’ i kthehet Partisë Demokratike. Kjo nuk do të thotë se nuk i njohim si demokratë, ne nuk njohim atë strukturë. Unë nuk them që Alibeaj nuk është demokrat, them se është pjesë e PD por nuk ka të drejtë të kryesojë PD-në, edhe si i komanduar. Në atë post, ai është i paligjshëm, nuk mund të jetë Gaz Bardhi që mund të komandojë kryetarin. Edhe Alibeaj po e uzurpon, me dekretin e Gaz Bardhit, këtë post”, deklaroi Shehu në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos