Dhunë mes shqiptarëve në aeroportin e Peruxhias, tetë të arrestuar

Nga A2 CNN
29 Qershor 2022, 21:48 | Kronikë

Pamje dhune të patolerueshme vijnë nga Peruxhia, pikërisht nga aeroportin i vogël i qytetit mesjetar. Sipas autoriteteve policore italiane, për arsye ende të panjohura, dy grupe shqiptarësh që po prisnin avionin për Tiranë, janë përballuar me grushte dhe sende të tjera të forta, duke shkaktuar panik.

Në konflikt, nuk kanë munguar as gratë të cilat shfaqen duke qëlluar një burrë që është shtrirë në tokë.

https://www.youtube.com/watch?v=ERtfkfbgy3Q

Tetë persona janë arrestuar, ndërkohë që tre të tjerë janë transportuar në spital nga plagët e marra.

Sipas mediave italiane, të arrestuarit kishin precedentë të ndryshëm, dhe nuk përjashtohet mundësia e një konflikti të mëparshëm. Përtej ngjarjes, mbetet një reklamë negative, me mediat kryesore të vendit fqinj që kanë shpërndarë pamjet shqetësuese.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos