Tritoli në Vlorë, Meta e KLP dënojnë sulmin ndaj prokurorit Albert Kuliçi

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2019, 16:36 | Kronikë
Tritoli në Vlorë, Meta e KLP dënojnë sulmin ndaj prokurorit

Këshilli i Lartë i Prokurorisë reagoi ashpër pas vendosjes së tritolit në makinën e prokurorit Albert Kuliçi.

Në reagimin zyrtar, KLP shprehet se pa dashur të paragjykojë përfundimet e hetimit ajo që ka ndodhur në Vlorë duket si një sulm i shënjestruar ndaj prokurorit për shkak të funksionit të tij.

https://a2news.com/2019/12/21/vlore-eksploziv-makines-se-prokurorit/

Sipas KLP ky është një sulm i pastër kundër funksionit të tij dhe për ta është një sulm terrorist.  Më tej këshilli shton se për Albert Kuliçin dhe familjen e tij do të ketë mbrojte të veçantë.

https://www.youtube.com/watch?v=XSpV9OG2SsQ

Edhe presidenti Meta reagoi pas sulmit me tritol ndaj prokurorit. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, presidenti kërkon hetim dhe ndëshkim për autorët e këtij sulmi dhe askush të mos guxojë të verë dorë ndaj njerëzve të ligjit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos