
Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ka ekzekutuar vendimin për pezullim nga detyra për 10 efektivë të komisariatit të Librazhdit, të cilët akuzohen për “shpërdorim detyre”, duke lejuar kultivimin e kanabisit në zonën që mbulonin.
Gjykata ka caktuar masën e sigurimit “Pezullimin nga ushtrimi i detyrës“, si persona përgjegjës për menaxhimin, monitorimin, koordinimin dhe kontrollin e strukturave për zbatimin e planit të masave në parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të lëndëve narkotike.
Nga detyra janë pezulluar shefi i Komisariatit Librazhd, shefi i Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan; shefi për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Librazhd; shef seksioni për Rendin në Komisariatin e Policisë Librazhd; tre nënkomisarë specialistë për Hetimin e Krimeve dhe tre inspektorë, me detyrë ndihmës specialistë për Policimin në Komunitet;
“Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me procedimin penal, referuar mosveprimit të tyre në funksion të përmbushjes së detyrave funksionale, rezulton se nga ana e punonjësve të Policisë dyshohet se është lejuar kultivimi i bimëve narkotike”, thuhet në njoftimin e Policisë.
rbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ka ekzekutuar vendimin për pezullim nga detyra për 10 efektivë të komisariatit të Librazhdit, të cilët akuzohen për “shpërdorim detyre”, duke lejuar kultivimin e kanabisit në zonën që mbulonin.
Gjykata ka caktuar masën e sigurimit “Pezullimin nga ushtrimi i detyrës“, si persona përgjegjës për menaxhimin, monitorimin, koordinimin dhe kontrollin e strukturave për zbatimin e planit të masave në parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të lëndëve narkotike.
Nga detyra janë pezulluar shefi i Komisariatit Librazhd, shefi i Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan; shefi për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Librazhd; shef seksioni për Rendin në Komisariatin e Policisë Librazhd; tre nënkomisarë specialistë për Hetimin e Krimeve dhe tre inspektorë, me detyrë ndihmës specialistë për Policimin në Komunitet;
“Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me procedimin penal, referuar mosveprimit të tyre në funksion të përmbushjes së detyrave funksionale, rezulton se nga ana e punonjësve të Policisë dyshohet se është lejuar kultivimi i bimëve narkotike”, thuhet në njoftimin e Policisë. (A2 Televizion)