Vlorë, eksploziv makinës së prokurorit

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2019, 09:14 | Kronikë

Makinës së një prokurori të Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë i është vënë eksploziv në orët e para të ditës së sotme.

Policia njofton se “rreth orës 06:45, në lagjen "29 Nëntori", automjeti tip Volskwagen me targë AA 583OO dyshohet se është dëmtuar plotësisht me lëndë plasëse”.

Nga shpërthimi në mjetin e Albert Kuliçit Nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Dosja më e fundit që ka pasur ky prokuror ishte ajo e tjetërsimit të 100 hektarë tokë në Zvërnec.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar një person të maskuar i cili i afrohet automjetit të prokurorit rreth orës 3.00 të mëngjesit. Pak minuta më vonë, mjeti i tij tij ka shpërthyer duke e dëmtuar plotësisht në pjesën e përparme dhe duke dëmtuar edhe një automjet të rastësishëm parkuar pranë tij.

Policia ka arritur të marrë dëshmitë e 5 personave deri më tani, të cilët nuk lidhen drejtpërdrejt me ngjarjen, por janë kryesisht persona që mund të ndihmojnë hetimin.

Policia ka sekuestruar një sërë kamerash sigurie rreth perimetrit të ngjarjes, ndërsa po punohet mbi rindërtimin e itinerarit që ka ndjekur autori për të mberritur deri në vendngjarje. Policia dyshon se autori nuk ka vepruar i vetëm, ndërsa pista kryesore ku përqendrohen hetimet lidhet me detyrën e prokurorit, sikurse ka pranuar edhe ai  vetë para bluve të  Vlorës, sqarojnë burime brenda grupit hetimor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos