
Trofeu i Kupës së Botës vazhdoi turin e tij në vendin e yjeve të futbollit Diego Maradona dhe Lionel Messi, ku argjentinasit prisnin në radhë të gjata për të pozuar.
Tifozët e futbollit ndoqën eventin të veshur me fanellën e ekipit kombëtar të Argjentinës dhe ngjyrat e flamurit të pikturuara në fytyrat e tyre.
Ata u shprehën për Reuters se të qenit pranë trofeut ishte gjëja më e bukur në botë, pasi "do të thotë shumë më tepër se një kupë për argjentinasit dhe njerëzit që e duan sportin".
Argjentina ka triumfuar dy herë në Kupën e Botës, një në 1978 dhe një tjetër në 1986.
Trofeu i Kupës së Botës ka zhvilluar një tur në 24 vende dhe do të shkojë edhe në gjashtë të tjera përpara se të zbarkojë në Katar. (A2 Televizion)