Trofeu “Skënderbej 2023”, edicioni i tetë i garës Hill Climb

Nga A2 CNN
5 Korrik 2023, 08:51 | Sporte të tjera
Trofeu “Skënderbej 2023”, edicioni i tetë i garës

32 pilotë, makina garash dhe shumë emocione e adrenalinë. Në Krujë u zhvillua edicioni i tetë i Trofeut Skënderbej, në disiplinën HillClimb.

FIA CEZ, Zona e Europës Qendrore mbetet e vetmja garë me makina që zhvillohet në Shqipëri dhe është e regjistruar në kalendarin e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit. Aty morën pjesë 32 pilotë.

Pas kronometrimit në dy xhiro, Gazmend Demolli nga Kosova regjistroi kohën më të mirë 2:12.897.

Demolli theu në këtë mënyrë dominimin e Laszlo Szasz, fitues i tri edicioneve mes viteve 2019 deri në 2022. Piloti hungarez u pozicionua i dyti në klasifikimin e përgjithshëm, aty ku në shkallën e tretë të podiumit hipi Gentjan Shaqiri me kohën 2:21.162.

Shaqiri, i cili është piloti i vetëm shqiptar që garon në kategorinë FIA CEZ në arenën ndërkombëtare, debutoi në garën e Krujës me makinën Renault Tattuus. Ai u pozicionua edhe në vendin e dytë në kategorinë Formula DE2 SS.

Në Trofeun Skënderbej 2023 mori pjesë edhe një pilote femër. Arjeta Rysha nga Kosova garoi në Grupin e 5-të të FIA CEZ dhe u nderua me çmimin “Women in Motorsport”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos