
Edicioni i ri në basketboll do të nisë me shumë ndryshime. Superliga dhe Kategoria e Parë për meshkuj do bashkohen në një kampionat për sezonin 2023-2024.
Ky është vendimi që ka marrë Federata e Basketbollit për vitin e ri. Kampionati do të përbëhet nga dy faza me sistem vatje-ardhje, një formulë që i jep mundësi çdo skuadre për t’u ringritur në këtë sport.
Tre lojtarë të huaj është maksimumi që mund të aktivizojnë njëkohësisht në lojë skuadrat, që do të thotë se çdo ekip duhet të ketë gjatë të githë kohës në parket të paktën dy lojarë shqiptarë.
Por, si e kanë pritur basketbollistët këtë vendim? Klein Strazimi, lojtari i Tiranës, u shpreh se është mënyra më e mirë për të promovuar lojtarët shqiptarë. Sipas tij, bashkimi i dy ligave do të sjellë dhe më shumë rivalitet.
Gjashtë skuadrat e para, në përfundim të dy fazave, do të formojnë Superligën për sezonin 2024-2025. (A2 Televizion)