Tronditet Red Bull, Honda vendos që të largohet nga Formula 1

Nga A2 CNN
2 Tetor 2020, 10:28 | Sporte të tjera
Tronditet Red Bull, Honda vendos që të largohet nga Formula 1

Red Bull dhe AlphaTauri duhet të vihen në kërkim të një furnizuesi të ri motorësh, pasi Honda njoftoi papritur se do të largohet nga Formula 1 në fund të vitit 2021.

Prodhuesi japonez i motorëve u kthye në F1 në vitin 2015, duke bashkëpunuar me McLaren, një binom që nuk pati sukses dhe që u nda në vitin 2018. Më pas, Honda u bashkua fillimisht me Toro Rosso, përpara se të niste bashkëpunimin edhe me Red Bull.

Me këto ekipe, Honda ka fituar 5 gara në dy vite e gjysmë.

Largimi i Hondës do ta lërë Formulën 1 me vetëm 3 furnizues motorësh: Mercedes, Ferrari dhe Renault. Me rregullat e reja, Renault do të detyrohet që të furnizojë me motorë ekipet Red Bull dhe AlphaTauri, pasi për momentin kanë më pak klientë sesa furnizuesit e tjerë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos