
Los Angeles Lakers hodhi siç duhet hapin e parë drejt titullit që i mungon prej një dekade në basketbollin amerikan.
Në serinë e dueleve finale që nisën këtë të enjte, skuadra kaliforniane ishte superiore përballë Miami Heat, duke arritur që të fitojë bindshëm në finalen e parë me rezultatin 116-98.
Edhe një herë të papërmbajtshëm ishin dy yjet e Lakers, Anthony Davis me 34 pikë, ndjekur nga LeBron James me 25 pikë.
Beteja e radhës mes Lakers dhe Miami zhvillohet këtë të shtunë. (A2 Televizion)