Trump dekoron Grenell për “marrëveshjen historike Kosovë- Serbi”

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2020, 12:31 | Kosova
Trump dekoron Grenell për “marrëveshjen historike Kosovë-

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dekoroi të dërguarin e posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell me medaljen e Sigurisë Kombëtare.

"Ambasadori Richard Grenell nderohet për kontributin e tij të jashtëzakonshëm që mundësoi nënshkrimin historik të marrëveshjes tregtare mes Kosovës dhe Serbisë. Mbi bazë të marrëveshjes dy vendet rivendosën lidhjet e drejtpërdrejta ajrore, hekurudhore dhe rrugore, përmes projekteve të infrastrukturës së nevojshme për të lehtësuar rritjen ekonomike dhe transferimin në kohë të mallrave dhe njerëzve", thotë  Trump në vendimin e tij.

https://www.instagram.com/p/CJMYDAWAUJv/

Njoftimin e ka bërë ambasadori Grenell përmes një postimi në rrjetin social Instagram. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/09/04/permbyllet-takimi-i-uashingtonit-trump-nenshkruan-marreveshje-me-kosoven-e-serbine/

A2 CNN Livestream

Latest Videos