Trump le Nju Jorkun: Më trajtuan keq, do jetoj në Florida

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2019, 14:51 | Bota

Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melania nuk janë më nju jorkezë. Presidenti amerikan njoftoi se vendbanimi i tij i përhershëm tani e tutje, do të ishte në Florida e jo në kullën Trump në Nju Jork.

Rezidenca e Trump në Florida

Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se ishte trajtuar keq nga liderët politikë në Nju Jork, pavarësisht faktit se kishte paguar miliona dollarë taksa. 

Trump ka lindur në “qytetin që nuk fle kurrë”, por së fundmi kalon më shumë kohë në pronën e tij të Mar a Lago-s në Palm Beach.

https://twitter.com/NYGovCuomo/status/1190059166129426432

Marrëdhënia e republikanit me guvernatorin e Nju Jorkut Andrew Cuomo dhe kryebashkiakun Bill De Blasio, nuk ka qenë e mirë. Të dy demokratët e mirëpritën vendimin e presidentit, me Kuomon që shkruajti në Twiter, “Është i gjithi i yti, Florida!” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos