
Presidenti amerikan Donald Trump mbajti fjalimin e parë televiziv për kombin nga zyra ovale, në atë që u pa si një thellim i ngërçit me Kongresin, që po mban të mbyllur qeverinë prej 18 ditësh.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë këmbënguli se financimi i murit është i nevojshëm, pasi në kufirin me Meksikën ka një krizë humanitare.
Megjithatë, ai nuk shpalli gjendjen e jashtëzakonshme që do t’i mundësonte atij anashkalimin e Dhomës së Përfaqësuesve, e kontrolluar tani nga demokratët.
Sipas Trump, qeveria federale po qëndronte e mbyllur për shkak të demokratëve. Ndërsa liderët e demokratëve e akuzuan presidentin se po mban peng popullin amerikan. (A2 Televizion)