
Në fjalën e tij në asamblenë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Presidenti amerikan Donald Trump tha se e ardhmja i përket shteteve kombe dhe jo globalistëve, duke konfirmuar qëndrimin e tij mbi një çështje mjaft të debatuar në ditët e sotme.
“Ashtu si vendi im i dashur, çdo vend këtu në sallë ka histori, kulturë dhe trashëgimi që meriton të mbrohet. Bota e lirë duhet t’i përqafojë themelet e shteteve kombe, nuk duhet të përpiqet t’i fshijë apo t’i zëvendësojë ato”, tha Trump.
“E vërteta është e lehtë për t’u parë. Nëse doni liri, jini krenar për vendin tuaj. Nëse doni demokraci, shtrëngoni fort sovranitetin, e nëse doni paqe, dashuroni vendin tuaj. Liderët e mençur gjithmonë vendosin vendin dhe popullin e tyre në vend të parë. E ardhmja nuk iu përket globalistëve, por patriotëve. E ardhmja iu përket vendeve sovrane dhe të pavarura, që mbrojnë veten dhe respektojnë fqinjin. Prandaj ne në SHBA kemi nisur një program emocionues të rinovimit kombëtar. Jemi të përqendruar të fuqizojmë aspiratat dhe ëndrrat e njerëzve tanë”, shtoi Trump. (A2 Televizion)