Trump njofton largimin e zëdhënëses, Sarah Sanders

Nga A2 CNN
14 Qershor 2019, 11:53 | Bota
Trump njofton largimin e zëdhënëses, Sarah Sanders

Presidenti amerikan Donald Trump përcolli të enjten një tjetër bashkëpunëtor në Shtëpinë e Bardhë. Ai njoftoi se zëdhënësja, Sarah Sanders do të largohej nga posti e do të rikthehej në shtetin e saj Arkansas në fund të muajit qershor.

Trump e vlerësoi atë si një luftëtare dhe tha se kishte bërë një punë të jashtëzakonshme. Sanders, e cila është e fundit në radhët e zyrtarëve të lartë të larguar nga Shtëpia e Bardhë, u shpreh se mbajtja e postit kishte qenë një nder i madh për të. 36 vjeçarja ka qenë një mbrojtëse e flaktë e politikave të presidentit dhe në një rast është shprehur se ‘Zoti donte që Trump të bëhej president’.

Sanders filloi punë si zëvendës-sekretare e shtypit përpara se të zëvendësonte Sean Spicer në 2017-tën si zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos