Trump ofron “kompromis” për murin me Meksikën

Nga A2 CNN
20 Janar 2019, 11:45 | Bota
Trump ofron “kompromis” për murin me Meksikën

Donald Trump ka gati një plan B. Kreu I Shtëpisë së Bardhë zbuloi planin e ri për murin në kufi me Meksikën, me qëllim për t’i dhënë fund mbylljes së qeverisë, që këtë të diel hyri në javën e 4.

Trump flet për “kompromise” për të ashtuquajturit “Ëndërrimtarë”, të cilët hyjnë në mënyrë ilegale në Shtetet e Bashkuara, që në moshën të vogël. Për ta, Trump ka menduar që të thellojë edhe më shumë mbështetjen ligjore, për t’i mbrojtur më shumë.

Por pavarësisht këtyre kompromiseve dhe planeve të reja, Trump i mbetet besnik kërkesës për 5,7 miliardë dollarë për të ndërtuar murin.

“Për të siguruar fizikisht kufijtë tanë, plani përfshin fondin 5,7 miliardë dollar, si strategjinë e duhur për të ngritur barriera ose murin. Nuk do të jetë një strukturë 3200 km nga deti në det. Janë thjesht barriera në disa zona me prioritet të lartë”

Donald Trump, President i Shteteve të Bashkuara

“Plani im ka dy elemente. Numri 1 është një lehtësim legjislativ për 700 mijë fëmijë, që janë sjellë në SHBA nga prindërit e tyre, në moshë të vogël. Së dyti, propozimi ynë siguron një zgjatje 3-vjeçare të Statusit të Mbrojtjes së Përkohshme. Kjo nënkupton që 300 mijë emigrantëve, të cilëve ky status ju skadon së shpejti, kanë edhe 3 vjet të tjera kohë, ndaj Kongresi ka automatikisht më shumë kohë për të punuar për ligjin për emigracionin, të cilin e dua edhe demokratët edhe republikanët”

Donald Trump, President i Shteteve të Bashkuara

Për Trump, sigurimi i kufijve dhe më shumë mbrojtje për emigrantët e paligjshëm, është paketa më e drejtë dhe i vetmi kompromis që Presidenti ofron. Kreu i Shtëpisë së Bardhë thotë se ndër vite Amerika e ka treguar mikpritjen për emigrantët por sistemi është shkatërruar, tashmë prej një kohë të gjatë. Për demokratët, oferta e bërë nga Trump është e papranueshme. Që prej 22 dhjetorit, 800 mijë punonjës federal nuk janë paguar, ndonëse një pjesë e mirë e tyre kanë qenë në zyrë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos