
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të mërkurën se përhapja e koronavirusit Covid-19 “mund të karakterizohet si pandemi”.
“Jemi thellësisht të shqetësuar për nivelin alarmant të përhapjes dhe ashpërsisë”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
“Përshkrimi i situatës si pandemi nuk e ndryshon mënyrën se si vlerësohet kërcënimi i këtij koronavirusi”, shtoi ai. “Nuk do të ndryshojë ajo që ne po bëjmë. U kemi bërë thirrje njerëzve që të marrin masa urgjente dhe agresive që nga dita e parë. I kemi rënë kambanës së alarmit fort dhe qartë”.
Gjatë konferencës për mediat, Ghebreyesus tha gjithashtu se agjencia që ai drejton “është thellësisht e shqetësuar edhe për nivelin e mosveprimit në nivel botëror”. “Nuk mund ta themi më fort, më qartë dhe më shpesh sa kaq: të gjithë shtetet mund ta ndryshojnë drejtimin e kësaj pandemie”, tha ai.
Çfarë është pandemia?
CNN nisi ta quante koronavirusin një pandemi 2 ditë para Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Kriteret specifike për një pandemi nuk janë përcaktuar botërisht, por ka 3 kritere të përgjithshme:
1. Një virus që mund të shkaktojë sëmundje ose vdekje.
2. Një virus që përcillet nga kontakti mes njerëzve.
3. Një virus që përhapet në të gjithë botën. (A2 Televizion)