
Presidenti amerikan, Donald Trump, doli dy orë pas Joe Biden përballë medias, dhe toni i tij ishte ndryshe nga kandidati demokrat. Ndërkohë që Biden fliste për qetësi dhe nevojën për të numëruar çdo votë, Trump deklaroi se “po të numërohen votat e ligjshme po fitojmë bindshëm, po të shohim ato të paligjshme demokratët po ecin fort”.
Presidenti paralajmëroi fillimin e një beteje ligjore “për të mbrojtur votën e vjedhur”, duke denoncuar në mënyrë direkte administratën zgjedhore duke cituar edhe raste ku vëzhgues republikanë, sipas tij, ishin penguar të monitoronin procesin e numërimit.
Më pas presidenti, që po sheh gjithmonë më shumë të tkurren votat në avantazh në shtetin vendimtar të Pensilvanisë, radhiti një seri rezultatesh të këtyre zgjedhjeve, si mbrojtja e senatit që mbetet republikan, rritjen e votave republikane nga ana e komuniteteve afro-amerikane dhe latino-amerikane.
Trump cilësoi edhe që tashmë demokratët janë "partia e kompanive të mëdha, medias, ne jemi partia e punëtorëve amerikanë". (A2 Televizion)