
Italia ka regjistruar në 24 orët e fundit 34 505 raste të reja me koronavirus nga 220 000 tamponë, ndërkohë që viktimat janë 445.
Ky është rekordi i ri i infektimeve në vendin fqinj.
Bilanc shqetësues është edhe ai i viktimave, që për herë të parë pas disa muajsh është mbi 400. Për herë të fundit, shifra të tilla në Itali ishin regjistruar në 23 dhe 24 prill. (A2 Televizion)