Trump: Talebanët po na e hedhin. Biden ka bërë tërheqjen më të keqe të mundshme

Nga A2 CNN
18 Gusht 2021, 21:37 | Bota
Trump: Talebanët po na e hedhin. Biden ka bërë tërheqjen

Ish-Presidenti amerikan, Donald Trump, në një intervistë për gazetarin e Fox News, Sean Hannity, deklaroi se ajo që po ndodh në Afganistan është e pabesueshme dhe se talebanët po ia hedhin amerikanëve.

“Po na e hedhin njerëz të fortë, që janë negociatorë fantastikë. Janë shumë të mirë në negociata, pasi kanë mijëra vite që luftojnë dhe gjithçka që ka të bëjë me ta, ata e negociojnë. Po na e hedhin, të shohim se çfarë do të ndodhë në javët në vijim”, tha Trump.

Më tej, Trump tregoi se ku gaboi Presidenti aktual i SHBA-së, Joe Biden: “Në fillim duhet të kishte larguar të gjithë amerikanët që janë atje. Po na shkakton turpërimin më të madh në historinë e vendit tonë. Është gjë e mirë që po largohemi nga Afganistani, por askush nuk ka bërë një tërheqje më të keqe sesa Joe Biden”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/08/16/biden-mbron-vendimin-per-tu-terhequr-nga-afganistani-trupat-vendase-deshtuan-ghani-te-negocionte/

A2 CNN Livestream

Latest Videos