Trupat ruse tërhiqen nga veriu, Zelensky: Situatë e vështirë në lindje, NATO s’na do anëtarë

Nga A2 CNN
2 Prill 2022, 10:05 | Bota
Trupat ruse tërhiqen nga veriu, Zelensky: Situatë e vështirë

Rusia po tërheq trupat e saj nga Veriut i Ukrainës. Këtë e pohon inteligjenca britanike që thekson se ushtria pushtuese u largua nga aeroporti i Hostomelit, pranë kryeqytetit Kiev.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, njoftoi se tërheqja e trupave ruse po bëhet ngadalë, por dukshëm po pakësohen në territorin e vendit të tij.

Megjithatë, bombardimet dhe luftimet në jug dhe lindje nuk kanë ndalur. “Ata po përgatisin sulme të reja, ndërsa ne po përgatisim një mbrojtje gjithnjë e më aktive”, u shpreh presidenti ukrainas.

Ai nuk pranoi të komentonte lidhur me sulmin në territorin e Rusisë duke theksuar se nuk flet për urdhrat e tij. Zelensky pohoi se NATO nuk dëshiron që Ukraina të anëtarësohet në aleancë.

“NATO nuk dëshiron të na pranojë. Unë mendoj se ky është një gabim, sepse nëse do të hynim në NATO, do ta bënim Aleancën shumë më të forte”, u shpreh ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos