Tryeza për Reformën Zgjedhore, PD pritet të paraqesë sot propozimet e plota

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2020, 09:44 | Politikë
Tryeza për Reformën Zgjedhore, PD pritet të paraqesë sot

Sot, në orën 11:00, mazhoranca, opozita parlamentare dhe ajo jashtëparlamentare i rikthehen diskutimit dhe propozimeve në tryezën e Reformës Zgjedhore.

Takimi i sotëm u vendos pas kërkesës së mazhorancës që PD-ja t’i dorëzojë në tryezën e diskutimit të gjitha propozimet e saj që të mos humbasin kohë për të arritur afatin e përcaktuar për një produkt nga reforma, atë të 15 Marsit.

Sot tryeza pret propozimet e plota të PD-së, një nga pikat e paadresuara mund të jetë diskutimi i metodologjisë dhe sistemi që ende nuk është prekur nga palët.

Nga ana tjetër, ata kanë gjetur mirëkuptim për rolin e policisë në zgjedhje dhe sinjalizuesit e korrupsionit, por nuk kanë rënë ende në dakordancë për procesin e ankimimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos