Zëdhënësi i presidentit: Shoqja Etilda pranoi fajin për veprat penale për të cilat është akuzuar

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2020, 17:45 | Politikë
Zëdhënësi i presidentit: Shoqja Etilda pranoi fajin për

Zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi, me anë të një postimi të gjatë në Facebook, u shpreh se ministrja e drejtësisë, Etilda Gjonaj, në daljen e sotme para mediave “ka pranuar tërësisht fajësinë për të gjitha veprat penale për të cilat ajo është akuzuar”.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta ka kallëzuar penalisht ministren e drejtësisë Etilda Gjonaj, së bashku me vartësit e saj, për këto vepra penale;

1.“Shpërdorim i Detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;
2.“Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal;
3.“Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal;
4.“Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, parashikuar nga neni 246 i Kodit Penal.

Shoqja Etilda me deklaratën e saj sot nuk u dha asnjë shpjegim shkeljeve të ligjit që ka konsumuar, por përballë fakteve të pakundërshtueshme, vijoi avazin: retorikë me veten. Me daljen e sotme, shoqja Etilda, ka pranuar tërësisht fajësinë për të gjitha veprat penale për të cilat ajo është akuzuar”, lexohet në postimin e Blushit.

Zëdhënësi i presidentit shton: “Shoqja Etilda nuk mundi të arsyetonte dot se cila qe baza ligjore që e autorizon apo i jep të drejtë Ministrisë së Drejtësisë të kërkojë apo të urdhërojë botimin në Fletoren Zyrtare të një akti që nuk ishte nxjerrë prej institucionit të saj! Shoqja Etilda nuk i dha përgjigje pyetjes, cila është ajo dispozitë e Kushtetutës dhe e Ligjit që lejon botimin në Fletoren Zyrtare të akteve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Shoqja Etilda, para se të përmendë në mekje e sipër nenet 3 dhe 4 të ligjit nr. 78/2014 “Për Qendrën e Botimeve Zyrtare”, bën mirë t`i lexojë më parë vetë. (Lexoji mirë nenet e mëposhtme). Pra, shoqja Etilda, vërtet ka dashur të bëjë publik sipas porosisë së shefit së saj, një akt të KED-së në Fletoren Zyrtare, por ka harruar të lexojë të gjithë ligjin, ku sanksionohen se në Fletoren Zyrtare botohen vetëm ato akte që përcakton Kushtetuta dhe ligji”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos